Zbardhet takimi i presidentit Bajram Begaj me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ka qenë kreu i shtetit ai që ka zbardhur detaje nga takimi, ndërsa ai bëri me dije se fokusi ka qenë te integrimi i vendit në BE.
“Sot, me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksova se integrimi në BE është misioni dhe interesi ynë kombëtar, ëndrra jonë 35-vjeçare që bashkon brezat dhe shoqërinë tonë, ndaj jemi të angazhuar për të bërë të gjitha reformat jo thjesht si detyra, por në përfitim të mirëqenies dhe begatisë së shqiptarëve.
Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në misionet evropiane për paqe dhe siguri. Anëtarësimin nuk e konsiderojmë dhuratë, por të bazuar në meritë dhe si një investim në stabilitetin dhe forcën e vetë Evropës.”, shkruan Begaj.
BalkanWeb