Një operacion policor është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në qytetin e Elbasanit, duke çuar në shoqërimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar si pjesë e botës së krimit.
Mes të shoqëruarve është edhe Maks Lika, i njohur për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin.
Sipas burimeve pranë autoriteteve, operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një lokal të njohur përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri. Policia ka ndërhyrë me forca të shumta, duke finalizuar arrestimin e të paktën dy personave.
BalkanWeb