Blushi debat me kreun e KLGJ te “Ligjet”: 90% e shqiptarëve nuk arrijnë të marrin shërbim gjyqësor. Reforma në Drejtësi pati për qëllim goditjen e…

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi një debat të fortë me kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi, gjatë raportimit të këtij të fundit para Komisionit të Ligjeve. Blushi akuzoi institucionet e drejtësisë dhe projektin e reformës si një mekanizëm të keqpërdorur për goditjen e opozitës dhe kapjen politike të sistemit gjyqësor.

Në fjalën e tij, Blushi tha se reforma në drejtësi ka dështuar jo vetëm në objektivat e shpallura, por edhe në funksionin bazë të saj: garantimin e një drejtësie të pavarur dhe të aksesueshme për qytetarët.

“Reforma në drejtësi ka dështuar. Aktualisht, 137.101 çështje janë ende në shqyrtim nga gjykatat. Një proces gjyqësor zgjat mesatarisht 12 deri në 15 vite për të kaluar në tri shkallët e gjyqësorit. 90% e qytetarëve shqiptarë sot nuk kanë akses në sistemin e drejtësisë,” deklaroi Blushi. Ai shtoi se, “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.”

Blushi hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj mënyrës se si janë përdorur fondet e huaja në procesin e reformës në drejtësi, duke përmendur një debat të zhvilluar më 16 korrik 2025 në Kongresin Amerikan.

“Në Kongresin Amerikan u ngrit shqetësimi se si 270 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë janë përdorur përmes USAID dhe fondacioneve të lidhura me George Soros për të kapur sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ky kapje, sipas debatit, synonte goditjen e opozitës, përfshirë Sali Berishën, Ilir Metën dhe drejtues të tjerë opozitarë,” u shpreh Blushi.

Deputeti i PL-së kritikoi ashpër edhe një marrëveshje të lidhur në vitin 2020 ndërmjet KLGJ dhe USAID, që sipas tij parashikonte një fond prej 10 milionë dollarësh për të trajtuar çështjet stok në Gjykatën e Lartë, por që në fakt përfundoi në duart e aktorëve të lidhur politikisht.

“Kjo marrëveshje, që kishte si përfitues Delina Ficon, u monitorua nga KLGJ. Çfarë masash janë marrë për kontrollin dhe zbatimin e saj?” pyeti Blushi drejtuesin e KLGJ.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×