Ceremoni e veçantë para Kryeministrisë, Rama pret komisioneren Ursula von der Leyen, nis takimi ‘kokë më kokë’

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Si i zoti i shtëpisë, kryeministri Rama priti në hyrje të Kryeministrisë zyrtaren e lartë të BE-së.

Në ndër të saj, është zhvilluar një ceremoni zyrtare, ndërsa nën ritmin e himnit kombëtar, Ursula von der Leyen i është uruar mirëseardhje. Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë.

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×