“Detyrat s’i bëjmë se na i kërkon BE”, Rama: Në 2027 Shqipëria merr certifikatë si shtet funksional demokratik

Kryeministri Edi Rama ka folur me data konkrete, ndërsa theksoi se në 2027 pret që Shqipëria të anëtarësohen në BE. Në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se detyrat i bëjnë për veten dhe jo se i kërkon BE.

Rama: Kur themi 2027 dmth që brenda 2027 do mbyllen kapitujt. Ne nga ana jonë do t’ia dalim mbanë duhet të bëjmë të gjitha detyrat, që janë shumë mirë të përcaktuar, plus edhe në planin e rritjes. Nëse sot ne marrim një vlerësim kaq pozitiv, kjo vjen si rezultat i detyrave të bërë deri tani. Detyrat nuk i bëjmë se na i kërkojnë apo se duam të kënaqim ata që nesër do na miratojmë anëtarësimin në Paris Apo Berlin, se Londra ka ikur në drejtim të paditur. I bëjmë detyrat për veten tonë sepse na bën më funksional si shtet. Për në procesi i integrimit është proces shtetbërje demokratike. Në fund kur komisioni të thotë ne mbaruam punën tonë, do të thotë që Shqipëria merr një certifikatë se jemi një shtet funksional demokratik. Pastaj si i tillë mund të hyjmë në BE dhe vijon procesi i përmirësimit, që nuk mbaron kurrë, as Gjermania nuk e ka mbaruar. Jemi fat që jemi në mes të Europës dhe kemi BE-në.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×