In memoriam/ Alqi Golloshi, fotografi që identifikoi kontrastet sociale

Eksperimentues me kontrastet e forta grafike dhe fotografinë konceptuale, për njohësit e fotografisë, Alqi Golloshi ka qenë një prej emrave më të spikatur në këtë lami. I shuar këtë vit pas një sëmundjeje të rëndë, për kolegët ai ka qenë gjithnjë në kërkim të formës e idesë, duke lënë pas vepra, që e portretizojnë si artist me estetikë te veçantë.

Si një ‘in memoriam’ për të, në galerinë FAB, u çel një ekspozitë që shfaqi disa kërkime të Golloshit, që përtej kapjes së momentit, këndit e dritës, sipas Ermir Hoxhës, identifikojnë qindra kontraste sociale të një vendi në tranzicion, në një anë, e në tjetrën, ndërtojnë një vepër arti, ku mjeti është në funksion të idesë. Ekspozita erdhi në krah të të rinjve dhe përkhrah imazheve të një kolegu tjetër.

“Si një kremtim i fotografisë shqiptare dhe botërore, në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve çelen tre ekspozita, një e studentëve në kuadër të Çmimit Fokus dhe dy ekspozita in memoriam për Alqi Golloshin dhe Leon Çikës”, tha profesori Ermir Hoxha.

Me një karrierë që nisi në fillimvitet ’80 në Ministrinë e Mbrojtjes, për të vijuar në vitet ’90 si artist i lirë, që rendi pas personazheve, temave, ideve duke ikur jo vetëm skematizmit e orientimit të së shkuarës, por edhe si një njeri që qëmton ndërgjegjet njerëzore, përmes  portreteve që edhe kur qëndrojnë vetëm edhe kur kur janë pjesë e një kompozimi, vënë në dukje shoqërinë dhe momentin në të cilën ndodhet udhëtimi i saj, herë drejt zotit, e herë drejt humnerës.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×