Analisti Bashkim Tufa, në emisionin “Log.”, në News 24, tregoi me përqindje, shanset që ka Shqipëria që të kualifikohet në Play Off të Botërorit. Gjithashtu, ai bën thirrje që skuadra të luajë e fokusuar ndaj Andorrës, pasi nuk ka ndeshje të lehta.
“Sipas llogaritjeve, Shqipëria ka 79 përqind shanse që të shkojë në Play Off. Përse e kemi të vështirë? Andorra barazoi me Letoninë, edhe me një lojtar me pak. Nuk do na presin me tufa me lule. Bashkohem me Duken kur tha jemi në gjysmë të rrugës.
Po bërë gabim me Andorrën, nuk ka vlerë fitorja me Serbinë. Botërori amerikan është me 48 skuadra”- tha Tufa.
BalkanWeb