“Kartoni i verdhë pas golit të Manajt, jo prej festës me shqiponjë”, zv/ Presidenti i FSHF: U mor si provokim nga arbitri sepse…

Zv.presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Arben Dervishaj, ishte i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ku foli për sfidën e fundit mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me fitoren 1-0 për kuqezinjtë.

Gjatë intervistës, Dervishaj ndaloi veçanërisht te momenti i golit të Rey Manajt, i cili pas realizimit festoi me simbolin e shqiponjës, gjest që pasoi me ndëshkimin e tij me karton të verdhë.

Sipas Dervishajt, ndëshkimi nuk kishte lidhje me festën me shqiponjë, por me faktin që lojtari u drejtua në mënyrë të gabuar drejt pankinës serbe.

“Kartonin e verdhë Manaj e mori, jo për shkak të shqiponjës, por iu drejtua gabimisht pankinës kundërshtare serbe, dhe u mor si provokim nga arbitri,” sqaroi ai.

Ai theksoi gjithashtu se festimi me simbolin e shqiponjës nuk përbën shkelje sipas rregulloreve të UEFA-s, duke cituar një vendim të Komitetit të Apelit: “Mund të festohet me shqiponjë. Komiteti i Apelit në UEFA ka dhënë vendim që mund të festohet me shqiponjë dhe nuk ka problem.”

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×