LIVE/ “Ndaj Serbisë nuk ishte ndeshje normale”, Sylvinho: Llogaritë bëhen në nëntor, besoj te ekipi

Shqipëria do përballet me Jordaninë në miqësore të martën në “Air Albania”, në ndeshjen që fillon në orën 19.00. Para kësaj sfide, në konferencë doli trajneri i kombërares, Sylvinho.

“Në fakt unë nuk besoj në miqësore, unë besoj se ne çdo ndeshje duhet të futemi per fitore. Jemi duke punuar shumë dhe që nesër në mëngjes do kemi lojtarët që do luajnë.

Theksoj që kemi lojtarë që kanë gjashtë muaj ose 1 vit me ne, por që nuk kanë luajtur, Cake dhe Gripshi më pëlqejnë shumë.

“Jam pak i lodhur. E kemi thënë edhe më përpara nuk ishte një ndeshje normale. Llogaritë që duhet të bëjmë janë ndeshjet në nëntor, është hera e parë në histori që kombëtarja luan çdo gjë për kualifikimin dhe për herë të parë mund të shkojë në Play Off””- tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×