Në mesjavë rikthehet Kupa e Shqipërisë, zbuloni të gjitha duelet e turit të parë

Kupa e Shqipërisë për edicionin 2025-2026 do të startojë zyrtarisht më 15 tetor, ora 13:30 me zhvillimin e turit të parë, që pritet të sjellë përballje interesante mes skuadrave të Kategorisë Superiore, të Parë dhe të Dytë.

Pas turit paraeliminator, ku u kualifikuan Basania dhe Këlcyra, tashmë gjithçka është gati për raundin e parë të vërtetë të Kupës, që do të luhet me sistem eliminimi direkt, në një takim të vetëm. Kjo fazë do të shërbejë si test për shumë skuadra, ndërsa pritet të ketë edhe surpriza, siç ndodh shpesh në këtë kompeticion.

SKËNDERBEU – BASANIA

LAÇI – KËLCYRA

VORA – MALIQI

FLAMURTARI – NAFTËTARI

BESA – SHKUMBINI

BURRELI – SHIROKA (Albanët)

POGRADECI – DELVINA

APOLONIA – BESËLIDHJA

LUSHNJA – BUTRINTI

KORABI – VELEÇIKU

KASTRIOTI – DEVOLLI

KUKËSI – TËRBUNI

VALBONA – TOMORI

ERZENI – SOPOTI

LUFTËTARI – ORIKU

ILIRIA – LUZI 2008

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×