Përkrah teknikut Sylvinho, në konferencë për shtyp para miqësores ndaj Jordanisë, doli edhe lojtari Klisman Cake.
Emocionet e këtij grumbullimi dhe mendoni se ti dhe Nazmi Gripshi i keni sjell fat Kombëtares?
Emocionet nuk mund t’i përshkruaj, pasi të gjithë e kanë ëndërr të luajnë një ditë për Kombëtaren. Mund të them që po jetoj një ëndërr me grumbullimin këtu.
Si e gjetët këtë grup lojtarësh?
Grupi është shumë i mirë, e kam gjetur shumë të bashkuar. I falënderoj për mikpritjen që më kanë bërë që ditën e parë. Kam gjetur një grup shumë të mirë dhe të bashkuar.
Bisedë me Sylvinhon?
Kam pasur pasi erdha këtu. Momentin që më thirrën dhe u grumbullova, kam folur, pasi kam ardhur në hotel.
Iu ka bërë ndonjë premtim Sylvinho për të debutuar nesër?
Askush s’ta bën atë premtim kur vjen në Kombëtare. Duhet të jesh gati gjithmonë për Kombëtaren në stol, lojë, tribunë.
Nga kuqezinjtë e Shkëndijës, te kuqezinjtë e Kombëtares?
Nuk e kisha menduar, por një herë kuqezi, gjithmonë kuqezi.
Çfarë reagimi ka pasur tek klubi i Shkëndijës?
Janë gëzuar shumë, duke ditur sa shumë e duan Kombëtaren dhe sa patriotë janë. Janë gëzuar nga kryesia deri tek lojtarët dhe më uruan të fitonim ndeshjen me Shqipërinë.
Emocione më të forta te Shkëndija apo Kombëtarja?
Edhe atje kam emocione, por këtu janë ndjenja të papërshkrueshme. Nuk mund të krahasohen.
Shumë pak shqiptarë patën fatin të përjetonin fitoren me Serbinë, thirrje për tifozët?
I ftoj të gjithë që të gjithë ata që dolën në rrugë për të festuar, të vijnë nesër në stadium dhe të festojmë të gjithë së bashku.
BalkanWeb