Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në një konferencë të përbashkët me zyrtaren e lartë, Rama theksoi se fokusi ishte te integrimi në BE.
Rama: Kënaqësi e posaçme të rimikpresim presidenten e KE në një ditë të ngarkuar me aktivitet, jo thjeshtë për turin e presidentes në rajon, që nis me Shqipërinë por dhe me konferencën e investimeveBE-BP që organizohet për herë të parë.
Me presidenten kishim një bashkëbisedim që ka prekur temat e interesit të përbashkët. Për ne mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe që e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë, që kmisioni i japin rëndësi të jashtëzakonshme rajonit dhe procesit të përafrimit të vendeve tona me BE.
Kemi folur për ecurinë e procesit të anëtarësimin, proces që në këndvështrimin tonë dhe nga sa dëgjova nga presidentja, është duke ecur me shumë mbarësi dhe shpejtësi.
Nga ana tjetër folëm edhe për planin e ri të rritjes që BE, komisioni i ka vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor duke i dhënë mundësi çdo vendi që përkundër realizimit të objektivave, të financohet nga BE në mbështetje të reformave. Morëm një vlerësim pozitiv dhe do vijojmë për përmbushim të gjitha detyrat.
BalkanWeb