Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili viijon raportimin në Komisionin e Ligjeve, i është përgjigjur pyetjes së deputetit të PD, Belind Këlliçi, duke konfirmuar se administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK.

“Është fakt publik ish-drejtori i rrugëve është marrë i pandehur dhe është i dërguar për gjykim  në gjyqtarin e seancës paraprake, drejtori aktual është marrë i pandehur.

Ish drejtori i KESH është marrë i pandehur dhe po hetohet”, tha Dumani.

Më herët, Elezit i janë komunikuar akuzat “shpërdorim detyre dhe “shkelje e barazisë në tendera”.

Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

SPAK njoftoi në muajin maj, se ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private.

Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×