Me debate të ashpra është zhvilluar sot gjyqi për çështjen e Sterilizimit. Në seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, debati mes palëve vazhdon pas ndryshimit të akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake “vjedhje duke shpërdorura detyrën në kuadër të grupit kriminale”. Gjatë fjalës së tij, Ilir Beqaj theksoi se procesverbalet janë të paplota. “Procesverbalet janë të paplota, nuk i kam marrë ende të gjitha unë jam në një situatë që nuk di si do mbrohem. Procesverbalet ja kam kërkuar gjykatës së mëparshme me insistim. Por nuk i kam marrë ende të gjitha pasi nuk e kam më atë të drejtë që t’ja dërgoj asaj gjykata sepse e ka ndarë çështjen time. Kërkoj CD e seancave paraprake, aty ky është bërë diskutimi i akuzës.”, mësohet të jetë shprehur Beqaj.
Avokati i Beqajt thekson se klienti i tij është në pamundësi për t’i dëgjuar.
“Po na duhet një “Diellë” mesa duket, se CD duhet t’i marrësh kundrejt tarifës, pra i bie të blesh akuzën. Do i bëj kërkesë gjykatës që të më sjell kompjuter që t’i dëgjoj, por duhet të urdhëroni drejtorisë së burgjeve që të ma lejojë.”, ka vijuar më tej Beqaj. Sakaq, seanca është shtyrë sërish, për t’i dhënë kohë avokatëve të Beqajt që të bëjnë kërkesën për të marrë CD e seancave paraprake për të bërë mbrojtjen e tij. Gjykata vendos ta shtyjë seancën për në datën 30 tetor, në orën 12:00.
BalkanWeb