Ironizon Korreshi: Kur do të ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu? Ja si përgjigjet ministri i Drejtësisë

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë në Komisionin e Ligjeve, ku po raporton ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Gjatë pyetjeve që i drejtoi ministrit, Korreshi e mbylli me çështje të burgjeve.

Korreshi: Kam një pyetje për burgjet; Kur do ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu?
Lamallari: Lidhur me Kodin Civil, që ju përmendët, pas përfundimit të punës me Kodin Penal, do të vijojmë rishikimin e tij, për të adresuar ato problematika. Edhe Kodi Civil dhe i Procedurës, do të jenë pjesë e rishqyrtimit. Për problemin që prekni me noterinë. Dua të kërkoj mirëkuptimin tuaj, ju lutem të fokusohemi te çështjet që jam thirrur. Unë do ta informoj këtë komision të nderuar me zhvillimet më të fundit që po bëjmë në këtë drejtim, për kontratat fiktive, apo blerjet e ajrit. Është bërë një marrëveshje mes Dhomës së Noterisë dhe ASHK-së. Ka nisur hedhja e të dhënave. Kjo problematikë qëndron, dhe do të duhet të marrë zgjidhje. Lidhur me sistemin e burgjeve, apo shërbimin e provës, ministri është titullar politik dhe ka institucione të varësisë. Kurdo herë, kur është përtej shkeljes, çdokush është i ftuar që t’i drejtohet organeve të drejtësisë penale.

Korreshi: Doja të flisja për 2020-ën, sepse i jep zgjidhje problemeve të 7501-shit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×