Adrian Bajrami ka debutuar me fanellën e Zvicrës. Mbrojtësi i cili la Shqipërinë për Helvetët luajti 14 minuta, në barazimin pa gola në ndeshjen kualifikuese ndaj Sllovenisë.
Pas sfidës, Bajrami u shpreh i lumtur. “I lumtur dhe krenar që debutova me Zvicrën. Falenderoj të gjithë tifozët në stadium”, -tha ai. Bajrami shpreson që në ndeshjet e ardhshme të fitojë më shumë minuta.
BalkanWeb