LIVE Shqipëri-Jordani/ Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, realizojnë mysafirët (VIDEO)

Shqipëria 0-1 Jordania

Shqipëria pret Jordaninë në miqësoren, e cila luhet në “Air Albania”, me fillim nga ora 19.00. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, të të dyja skuadrave.

Si Sylvinho, ashtu edhe homologu Jamal Sellami kanë ndarë mendjen për titullarët.

Ashtu siç pritej, tekniku i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime, përderisa bëhet fjalë për një test miqësor.

Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.

Jordania: Abulaila, Sadeh, Nasib, Al Hourani, Abualnadi, Abu Hashish, Al Tamari, Al Rashdan, Al Quraishi, Alnaimat, Olwan.

Minutë pas minute:

17- Gabim te Shqipëria pas një topi të kthyer keq. Dajsinani bën heroin duke i mohuar golin jordanezëve. Tamari nuk realizon dot, i vetëm para portierit.

15- Asani tenton nga distanca, pret portieri.

7- Topi i gjatë për Olwan, nuk e mbërrin dot. Jordania qarkullon topin.

5- Provon Jordania me Al Rashda, pa rezultat. Nuk kordinohet si duhet mesfushori.

3- Shqipëria e rrezikshme nga  goditja e dënimit. I vëmendshëm portieri, në duar e ka topin.

 

 

1- Nis ndeshja.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×