Makinat me shpejtësi skëterrë/ Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë. Ngjarja ndodhirreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Dy autovetura, që dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi të lartë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dyja mjetet.

Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e sakta të ngjarjes dhe për të normalizuar lëvizjen.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×