Manja: S’ia ka parë kush hajrin tokës. Korreshi: Të vijë kryeministri se na mori malli, ta puthim pak! Batuta dhe të qeshura te ‘Ligjet’

Batuta dhe të qeshura në Komisionin e Ligjeve. Teksa fjalën do e merrte deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja i sugjeroi që t’i binte shkurt fjalimit. Madje mes tyre nisi dhe shkëmbimi i batutave, ku Manja theksonte se askush s’ia ka parë hajrin tokës, ndërsa Korreshi theksoi se me atë punë ishte marrë.

Manja: Ju lutem, me kujdes dhe shkurt, se çdo referencë e merr nga Lshnja. Aman lere Lushnjën, se kush ia ka parë ajrin tokës.
Korreshi: Po i lë të gjithë kolegët, se ka shumë penalistë dhe gjyqtarë. Do rri te zanati im. Unë me tokën jam marrë o Ulsi. Për të azhorunuar ministrin, që edhe kalimi i tokës bujqësore është bërë me ligjin 8337, nga PS-ja. Ne akoma se kemi një koncept se çfarë është familje bujqësore. Ta them si sugjerim. Të gjithë noterët gjejnë vështirësi se çfarë dokumentesh duhet të përdorin, kur një familje bujqësore bën transaksion. Njëri e merr me familje bujqësore të re, apo dhe ata të 91-shit. Duhet dhënë koncept. Dua të them nja dy problematika për pronën, por do të kaloj te ASHK-ja. Do të merrem me ligjin 2020.

Manja: Nuk e ka përgjegjësi Ministria e Drejtësisë për ASHK-në.
Korreshi: Po mirë, e anulojmë. S’jam azhornuar. Marr përgjegjësi. Ore se na ka marrë malet dhe për kryeministrin, se kemi parë më, ta puthim dhe ne një herë se na mori malli. (Qeshin në sallë).
Manja: Po dhe po erdhi, se mbërrin dot.
Korreshi: O shoku Ulsi, duke qënë se kryeministri nuk vjen ndonjëherë këtu, po ndërroj pyetjen. Te ASHK-ja ka një kullë roje, që po na fut frikën. E kishe ti më parë, por sia qëllove dot . Shikoni Kullën e Rojes e si ndani dot ato 500-cet. Ta them unë, e ke live-live. Po kaloj te pjesa e noterisë zoti ministër. Ka shumë noterë që bëjnë 2-3 herë transaksione për pronat. Dhe shohim që nuk iu hiqet liçensa, kur japin 2-3 transaksione për pronat. Raste konkrete. Nëna e noteres lidh një transaksion me kontakt premtim-shitje. I biri lidh kontratë me nënën dhe më pas shet noterinë. Nëna thotë se nuk e kam kontratën e parë. Edhe pse në regjistrin e parë ka referenca dhe datën kur është lidhur kontrata.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×