Mijëra vizitorë i bashkohen festës së 20-vjetorit të QTU!

QTU ka ngritur siparin e festimeve për 20-vjetorin e saj me një fundjavë plot energji, surpriza dhe ulje. Për tri ditë me radhë, qendra tregtare u mbush me mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria, të cilët erdhën për të përfituar nga ofertat dhe për të qenë pjesë e një jubileu që shënon dy dekada suksesi në një festë të madhe të blerjeve.

“Kur QTU hapi dyert 20 vite më parë, solli me vete një epokë të re – një kulturë të re konsumi dhe përjetimesh sociale. Një dimension ndërkombëtar që prezantoi për herë të parë konceptin e qendrës tregtare në vendin tonë, por që u shoqërua me origjinalitetin dhe pasionin e kohës për të sjellë ndryshim.

Këto dy dekada kanë dëshmuar një qendër që vijon të përcjellë ritëm, zhvillim dhe një përvojë të plotë në blerje, socializim e argëtim në një vend të vetëm,” – u shpreh Joana Korimi, Drejtoreshë e Marketingut në ACREM, kompaninë menaxhuese të qendrës tregtare QTU.

Që nga dita e parë, atmosfera festive u ndje në çdo kënd të qendrës. Markat më të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare në QTU shpërblyen vizitorët me oferta fantastike, nga “Bli një, merr të dytën falas” deri te uljet në koleksionet më të kërkuara, duke e kthyer fundjavën

Fundjava u përmbyll me një nga ngjarjet më të dashura nga vizitorët: Festa e Tullumbaceve, e mbajtur më 18 tetor. Sheshi i eventeve në QTU u mbush me mijëra tullumbace të kuqe që fshehnin kupona dhuratë, duke krijuar një spektakël gëzimi dhe emocioni për familjet dhe klientët besnikë ndër vite.

Por festimet nuk mbarojnë këtu. Gjatë gjithë muajit tetor, QTU do të vazhdojë me aktivizime, evente dhe surpriza për fëmijët dhe familjet, duke e kthyer çdo fundjavë në një arsye më shumë për të vizituar qendrën.

Kulmi i festës do të jetë më 26 tetor, kur do të hidhet shorteu i madh për të dhuruar një Volkswagen ID3 elektrik me 0 km, simbol i inovacionit dhe levizjes së qëndrueshme. Çdo blerje mbi 1,000 lekë ofron mundësinë për të qenë fituesi i fatlum i këtij superçmimi.

Me mbi 8.2 milionë vizitorë në vit, QTU mbetet qendra që ka ndryshuar kulturën e blerjes në Shqipëri, duke ofruar gjithçka në një vend, me komoditet, zgjuarsi dhe përjetime për të gjithë familjen.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×