Irena Gjoka, sot anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka qenë një tjetër gjyqtare që do të binte pre e plumbave në vitin 2007.
Në atë kohë Gjoka ishte gjyqtare në Gjykatën e Fierit.
Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi ngjarjen e 18 Janar 2007, kur Irena Maneku shpalli vendimin, që i lejonte ish gruas së një të padituri që të hynte në apartamentin që kishin në bashkëpronësi.
I padituri ishte Hajdar Malaj i cili këtë ditë kishte ardhur i përgatitur për t’u përballur jo vetëm me një vendim që nuk do të ishte i kënaqshëm për të, por edhe për të vendosur drejtësi me anë të plumbave. Ashtu sikurse edhe bëri.
Ku ndërsa gjyqtarja Irena Maneku Gjoka, filloi të lexonte vendimin, ai nxorri një armë dhe nisi të qëllonte drejt saj. Edhe pse qëlloi mbi gjyqtaren, plumbat e shkrehur nga arma e paditësit, shkuan bosh.
Kjo pasi sekretarja e gjykatës e kishte pikasur në kohë armën që doli nga çanta e autorit. Duke i bërë thirrje gjyqtares që të ruhet. Gjyqtarja Irena Maneku e cila shpëtoi për mrekulli nga plumbat që ndërkohë vërshuan drejt saj.
Sekretarja e gjykatës në sallën numër 6, e pikasi në kohë autorin teksa ai po tentonte të nxirrte nga çanta një armë. Në këtë moment, sapo ajo shikon që Hajdar Malaj, po i drejton armën, ajo i bërtet gjyqtares duke i thënë: ‘Ruaju se ka pistoletë’.
Në këtë çast gjyqtarja futet poshtë podiumit dhe Hajdar Malaj tërheq këmbëzën duke tentuar të realizojë qitje’
Por gjyqtarja Irena Maneku edhe për një fatlumësi të saj, nuk u prek nga plumba. Kjo pasi autorit iu bllokua arma.
Ndërkohë që guximi i sekretares shkoi deri aty, sa në një akt sublimimi, e mbërthen nga pas autorin në tentativë për të mos e lejuar të vazhdojë të qëllojë.
Gjatë momentit që autorit iu bllokua arma, sekretarja e kap pas shpine qitësin duke mos e lejuar të organizohet.
Çka i jep mundësi gjyqtares të ikë nga salla dhe të fshihet në zyrën e një gjyqtari tjetër.
Por ai që e pësoi nga kjo hakmarrje ku në qendër ishte gjyqtarja Irena Maneku dhe vendimi i saj, ishte Agim Gjoka, roje sigurie në gjykatë i cili ndërhyri i pari sapo pa Hajdar Malajn me pistoletë në dorë. Malaj që ndërkohë qëndronte në derën e sallës së gjyqit.
Aty ku qëllon edhe ndaj nëpunësit të sigurisë. Duke e lënë atë të plagosur në krah i cili gjithsesi me dorën e paralizuar nuk e lejon autorin të largohet. Si edhe e neutralizon që të mbushë sërish armën. Duke parandaluar kështu një tragjedi të mundshme.
Hajdar Malaj që vetëm pak minuta më pas u arrestua në sallën e gjyqit nga punonjësit e policisë. Por dënimi për autorin që qëlloi mbi gjyqtaren dhe rojen e sigurisë do të ishte i shpejtë dhe në kohë rekord.
Hajdar Malaj u dënua në vitin 2007 me 20 vite burgim për tentativë vrasje ndaj gjyqtarit dhe punonjësve të policisë. Duke marrë kështu një dënim shembullor.
Ndërkohë që nga hetimet e mevonshme doli se Gjykata e Fierit kishte probleme serioze me sigurinë e gjyqtarëve dhe personelit. Si dhe mungonin detektorët për të zbuluar armët.
Dhe po kështu nuk kryheshin kontrolle fizike në hyrje të gjykatës. Por viktima në sistemin e drejtësisë nuk kanë mbetur vetëm gjyqtarë. Por edhe avokatë.
Ravik Gurra ishte duke konsumuar një kafe në këtë lokal mbrëmjen e 22 Marsit 2019 në Elbasan. Kur ai u qëllua me një pistoletë silenciator.
Plumba që e morën në kokë. Autori që u zhduk me errësirën. Një atentat i mirëorganizuar. Ku vetëm pak minuta pas ekzekutimit, makina e qitësit u gjet e shkrumbuar në dalje të qytetit të Elbasanit. Gurra që jetonte midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Dhe që thuhet se u vra si një larje hesapesh midis bandave në qytetin e Elbasanit. Aty ku ai ishte avokat i familjes Çapja.
Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi Ravik Gurra, 50 vjeç, banues në Elbasan.
Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.
Një nga dëshmitë më interesante mbi vrasjen e avokatit Ravik Gurra, është ajo e dhënë në Gjykatën e Posaçme të Krimeve të Rënda nga Erion Alibej. I penduari i drejtësisë, i cili tha se dyshon se pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në mars të vitit 2019, qëndronte grupi i Suel Çelës.
Bisedë të cilën ai tha se ia kishte rrëfyer vetë Suel Çela në një kohë kur vetë Alibej interesohej për të mësuar kush ia vrau vëllain Endritin dhe xhaxhain Arben Dylgjeri, në masakrën e Bradasheshit, ku humbi jetën edhe një shtetas turk që udhëtonte në makinë me ta.
‘I thashë Suelit që një nga gjuajtësit është ushtari jot, një shkodran që thirrej ‘Naqo’. Sueli i shkroi direkt atij. Pastaj në bisedë i thashë: ‘Po më avokat Ravikun ça patët’(?) Më tha: ‘I futi hundët shumë tek ‘Maçi’ (Klodian Çopja)’.
Vetë Ardjan Çapja, një nga krerët sot në pranga, i një prej bandave që sunduan Elbasanit, ka kërkuar disa herë që të zbardhet vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra.
I cili sipas tij kishte materiale hetimore në lidhje me masakrën e 3 shkurtit 2016, në të cilën dilte në përgjime një politikan. Përgjime që rezultojnë se janë zhdukur. Ndërkohë që dyshimet janë se avokati Ravik Gurra u ekzekutua nga vrasës me pagesë që erdhën nga jashtë, por ende të pazbuluar.
BalkanWeb