“Qeveria, gjeneratori i korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Bylykbashi: Grupet shqiptare kanë kaluar në nivel kartelesh! SHBA kërkon shkatërrimin e…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë gjatë një interviste në emisionin “Log.” në News24, ku foli për gjendjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

Sipas Bylykbashit, nëse sot ekziston një burim i madh i korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, ai është vetë qeveria e drejtuar nga Edi Rama.

“Nëse ka sot një gjenerator të madh të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është kjo qeveri e Ramës. Kjo qeveri bën edhe rekomandime se si të luftojë vetveten,” deklaroi ai.

Duke iu referuar raportimit të KLGJ-së, ai theksoi se në gjykatat shqiptare janë të regjistruara rreth 70 mijë çështje penale, por SPAK mbulon vetëm një pjesë shumë të vogël të tyre.

“Në globalitetin e çështjeve penale, SPAK mbulon një pjesë minimale. Krimi i organizuar shqiptar ka kaluar nga rrjete të zakonshme në struktura të ngjashme me kartelet. Sot kemi kartele të rrezikshme për sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Bashkimit Europian dhe SHBA,” tha Bylykbashi.

Ai shtoi se vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar shkatërrimin e “zonave të sigurta” për kartelet kriminale në Shqipëri, si një tregues i qartë i degradimit të shtetit nën qeverisjen e Edi Ramës.

“Kjo është për të kuptuar se sa ka degraduar vendi nën këtë qeveri,” përfundoi Bylykbashi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×