N/kryetari i PD, deputeti Oerd Bylykbashi gjatë një interviste në Log me moderatorin Endri Xhafo, përmendi ndër të tjera dhe një nga nismat që grupi parlamentar do të ndërmarrë në Kuvend, ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e McGonigal.
Bylykbashi tha se ajo që kryeministri Rama bëri me një nga zyrtarët e lartë të FBI ishte shumë e rëndë cka vuri Shqipërinë në pozita të vështira me aleatin e saj të madh, SHBA-në.
“Një vend aleat nuk mund ta bëjë këtë një aleati tjetër të korruptojë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së dhe të japë dhe shembullin që ja kaq e lehtë është, bëjeni dhe ju.
Për cfarë e bëri, që të bëjë lojën e tij politike për të shkatërruar opozitën shqiptare që ta ketë të lehtë në zgjedhje”, tha Bylykbashi.
Oerd Bylykbashi: Ne kërkojmë që të hetohen se si kanë ndërvepruar zyrtarët dhe institucionet shtetërore në rastin McGonigal që ne të kuptojmë cfarë duhet të bëhet nga kuvendi që kjo të mos ndodhë më.
Na ka vënë në pozitë të vështirë i me aleatin tonë kryesor SHBA. Një vend aleat nuk mund ta bëjë këtë një aleati tjetër të korruptojë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së dhe të japë dhe shembullin që ja kaq e lehtë është, bëjeni dhe ju.
Për cfarë e bëri, që të bëjë lojën e tij politike për të shkatërruar opozitën shqiptare që ta ketë të lehtë në zgjedhje.
Doli sërish një raport dhe del qartë se është strumbullar.
BalkanWeb