“S’ka eufori pas fitores me Serbinë”, Bulku: Jemi gati, ndaj Jordanisë s’është miqësore

Ish-futbollisti i Kombëtares dhe ndihmësi i Sylvinhos, Ervin Bulku, tha para miqësores ndaj Jordanisë se skuadra do synojë fitoren.”

“Duhet të ruajmë vazhdimësinë, prandaj janë bërë këto zgjedhje nga trajneri dhe stafi. Kundërshtari është kualifikuar në Botëror dhe ka ekip të shpejtë dhe teknik. Për ne nuk ekzistojnë miqësoret, por duhet të jemi në formë për ndeshjet e nëntorit.

Koha është e shkurtër dhe ne nuk mund të ndryshojmë atë ç’ka kemi bërë këtë periudhë. Mund të ndryshojmë emrat, por nuk dalim nga detyrat dhe nga gjithë ato që kemi bërë gjatë kësaj kohe.

“Play-off”? Për ne si staf dhe ekipin Serbia ka mbaruar, s’ka eufori. Duhet të shohim ndeshjet tona, të mendojmë vetëm për Andorrën. Pastaj nga ndeshja në ndeshje të mendojmë për të radhës, duke lënë pas ndeshjen me Serbinë.

E meritojnë të festojnë gjithë shqiptarët, por festa ka përfunduar. Të fokusohemi te Jordania pasi është një ekip i fortë. Rregullorja e sotme është me 6 zëvendësime dhe 3 stop. Shpresojmë të aktivizojmë sa më shumë lojtarë, por të shohim si shkon ndeshja”, tha Bulku.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×