VIDEO/ Balliu, Dumanit: Pse nuk hetohet Balluku? Sot është ajo që po firmos të gjitha dokumentet

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke diskutuar në komisionin parlamentar të Ligjeve, iu drejtua kreut të SPAK se me drejtësinë e re preken të gjithë, përveç Edi Ramës.

Teksa ka ndarë dhe një video nga fjala në komision, deputeti Balliu shkruan me ironi se, “shefi nuk e prek veten”

“Do ishte absurde të mendohet që për gjithë ato afera që keni ndërmarrë, që ju keni hetuar qoftë në qeveri qoftë në bashki, në gjithë këtë pushtet të madh prej kaq vitesh vetëm Edi Rama nuk ka faj. A ka një hetim për këtë njeri, për këto VKM që lëshon ky njeri dhe kjo zonja Balluku që ka përdor ai tani për të firmosur të gjitha dokumentet? A ka një hetim për këta të dy?, iu drejtua sot kreut të SPAK në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ligjeve, deputeti i PD, Klevis Balliu.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×