Shqipëria argëtohet ndaj Jordanisë në “Air Albania”, duke fituar pastër 4-2 në miqësore.
Sfida nisi me ritëm të lartë, me mysafirët që u shfaqën disi më kërkues në zonën e kuqezinjve. Pas çerek ore lojë, një top i kthyer keq i jep mundësinë jordanezëve të shënojnë, por Dajsinani bëri heroin, duke i mohuar golin Tamarit. Pak më vonë, Al Rashdan zhbllokoi shifrat me kokë. Ekipi i Silvinjos barazoi shifrat në fund të pjesës së parë, falë një autogoli, me Bajramin që detyrojë kundërshtarin të shënojë në portën e tij.
Në fillimin e pjesës së dytë, skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë. Një asist magjik i Asllanit gjen Brojën i cili nuk fali, me sulmuesin e sapo future në lojë, që takohet kështu përsëri me golin pas një periudhe të gjatë. Asgjë nuk kishte mbaruar ende, pasi një kryevepër e Arbër Hoxhës thelloi shifrat. Emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Bajrami, me një gol në minutat e fundit.
Jordania e mbylli sfidën me golin e Oluan, në shtesë.
Shqipëria do rikthehet në fushë në nëntor, ku do kërkojë të sigurojë matematikisht një vend në Play Off.
BalkanWeb