4 mln euro gjobë “Prestige Resort” pas shembjes, Boçi: Hakmarrje e sëmurë! Pushteti kërkon të bëjë shembull kush nuk përkulet

Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me gjobën prej 4 milionë eurosh të vendosur nga Tatimet tre vite pas shembjes së “Prestige Resort”.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se kjo është një filozofi e një pushteti që nuk kërkon drejtësi, por nënshtrim.

“Nuk i intereson ligji, i intereson që Irfani të përkulet dhe të tjerët sipas shembullit “shikoni ç’i ndodh atij që s’përkulet”.

Ironia është e plotë. Kemi një shtet e qeverisje groteske që nuk sheh korrupsionin përballë, por ama sheh fitimin imagjinar thellë nën rrënoja, për të ndëshkuar në rituale hakmarrje ato qe i dalin kundër”, shkruan Boçi.

Postimi i plotë:

Absurdi i një hakmarrje të sëmurë

Shteti shqiptar i Ramës IV si organizëm që jeton me oksigjenin e absurdit dhe idiotizmit, ka arritur përsëri kulmin e kreativitetit fiskal.

Çfarë shpikje “inteligjente”?!

Megjithëse Prestige Resort nuk ekziston fantazmat e rrënojat na paskan aktivitet ekonomik, sipas sejmenëve të Ramës.

Pas kësaj ky vend është i vetmi në botë ku edhe rrënojat e krijuara nga vetë qeveria me shembje konsiderohen e tatohen si fitim.

Veprimi jo rastësor ka një simbolikë groteske.
Resorti u shkatërrua pas përplasjeve të pronarit me pushtetin.
Tre vite më pas, pushteti kthehet, jo për të ndrequr dëmin, por për të kërkuar fitim prej rrënojës të krijuar nga ai vetë.
Kjo është fix si të kërkosh taksë për frymën që ti i ke marrë dikujt.

Në çdo shtet normal, llogaria mbyllet me aktin e shembjes. Në Shqipëri, akti i shembjes qenka sipas Ramës thjesht “hyrja në procedurë tatimore”.

Resorti është bërë hi, por për tatimoret nuk ka problem. Rama kërkon TVSH nga hiri dhe nga inati.

Por ky nuk është rast i izoluar.

Është filozofi qeverisëse.
E gjitha kjo për t’i kujtuar pronarit se pushteti nuk të vret vetëm një herë.
Ai mund të zhdukë fizikisht dhe të varrosë dhe financiarisht.

Dhe pastaj nuk mjaftohet me kaq po vjen me faturën, me xhandarë me vulë e pa vulë me llogari bankare dhe me cinizmin e njeriut që sapo ka bërë një veprim “ligjor”, ose që bën sikur nuk e di që biznes-ndërtesa nuk ekziston.

Në fund të fundit, kjo është logjika e një pushteti që nuk kërkon drejtësi, por nënshtrim. Nuk i intereson ligji, i intereson që Irfani të përkulet dhe të tjerët sipas shembullit “shikoni ç’i ndodh atij që s’përkulet”.

Ironia është e plotë. Kemi një shtet e qeverisje groteske që nuk sheh korrupsionin përballë, por ama sheh fitimin imagjinar thellë nën rrënoja, për të ndëshkuar në rituale hakmarrje ato qe i dalin kundër.

E kjo histori s’është thjesht turp por është humor i zi me aventurierë të zinj që sot kanë veshur velon e zezë të pushtetit

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×