Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar qytetin e Kukësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur rreth orës 06:35, në zonën e njohur si Rruga e Turizmit, është konstatuar një send, që në dukje ngjahësonte si granatë ofensive.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët. Por pas kontrolleve, rezultoi se garanta ishte false.
Policia e Kukësit, po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
BalkanWeb