Bardhi: PD asnjë dakordësi për reformën zgjedhore, presim për pak ditë raportin e ODHIR-it për 11 majin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, theksoi se PD nuk ka pasur asnjë dakordësi në lidhje me dy projektvendimet për reformën zgjedhore dhe territoriale të propozuara nga PS.

Ai tha se në reformën zgjedhore duhet të angazhohet dhe ODHIR, dhe sipas tij, duhet të pritet raporti për zgjedhjet e 11 majit/ Bardhi shtoi se raporti i ODHIR për 11 majin pritet të dalë brenda pak ditëve.

“Dua të sqaroj që nuk ka pasur asnjë dakordësi nga grupi parlamentar i PD mbi dy projektvendimet të propozuar nga grupi parlamentar i PS. Për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore dhe administrative territoriale.
Në vijim të qëndrimit që grupit parlamentar të PD ka miratuar në mbledhjen e datës 8 tetor kemi paraqitur tre shqetësime kërkesa në raport me dy projektet vendimet. E para të barazisë reale të opozitës dhe pozitës dhe konsesusit në këto vendimmarrje. Së dyti ftesën dhe angazhimin respektivisht të ekspertëve të OSBE/ODHIR në të dyja komisionin e Venecias. Dhe së treti që për fillimin e punës për reformën zgjedhore duhet të pritet edhe raporti i fundit i OSBE/ ODHIR që pritet të bëhet publike për pak ditë.”, tha Bardhi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×