“Bëri kërkesë për verifikimin e mandateve”, avokati: Ja gafat e Presidentit në lidhje me Kushtetuesen

Avokat Sokol Hazizaj, i ftuar në Oponencë, i ka cilësuar qesharake ndërhyrjet e presidentit të Republikës ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Duke iu referuar kërkesës së sotme të Presidencës e cila i kërkon përmes një shkrese Kushtetueses të shpallë moskompetence për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë, Hazizaj tha se edhe më parë ai ka kërkuar verifikimin e mandateve nga Kushtetuesja.

“Është qesharake por presidenti i Republikës bëri 2 ndërhyrje ndaj gjykatës Kushtetuese, e para dërgoi një shkresë për  verifikimin e mandateve, sot bëri të dytën, tani të presim vendimin”, tha avokat Sokol Hazizaj.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×