“Debat profesional pa kokëçarje për pushtetin”/ Gjin Gjoni i ashpër me KLGJ: Edhe ne kishim përballë Ramën, por nuk trembeshim!

Deputeti i PD Gjin Gjoni është treguar i ashpër në reagimin e tij mbi situatën ku ndodhët Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ai ka akuzuar anëtarët e KLGJ dhe më tepër kreun e KLGJ Ilir Rusi, se janë vendosur në ato pozicione për shkak të ndërhyrje s së politikës.

Kjo sipas tij i bën që të mos jenë të pavarur në punën e tyre.

“KLGJ në mënyrën e funksionimit dhe ish anëtarë të Këshillit, jo se dua të fyej këta që janë, kishin tjetër prezencë dhe debat të nivelit profesional, pa kokëçarje dhe për shkak të pushtetit. Edhe ne kishim përball Ramën, por nuk trembeshim çdo të thoshte ai, por tani duke qenë produkt, që nga përzgjedhja dhe seleksionimi… sepse atëherë kishin President me këllqe që përballej edhe me kryeministrin. Tani kemi njerëz që në jetën tyre profesionin e parë e kanë kryetar të KLGJ”, tha ai.

 

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×