Bardhi: Shkelja e fundit; përfitime personale të tij dhe të të birit. Ai dyshohet se ka kryer dhe një krim të rëndë, për të cilin grupi i PD në ditët në vijim do t’i drejtohet SPAK-ut. Ai krijoi një gjendje permanente interesi, duke i dhënë përfitimin e prokurimeve publike, kompanisë private, ku i punësuar është djali i tij.
Djali i presidentit, vetëm 23 vjeç, ndërkohë që ndodhet jashtë vendit dhe rezulton me studime jashtë vendit. Përveç studimeve dhe një pune që bën jashtë, rezulton se është i punësuar në një kompani sigurimesh brenda territorit të vendit, me një pagë dyfish mbi rrogën mesatare. I uroj shëndet, por është vetëm 23 vjeç dhe ka pagën e barabartë me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë. Është i katërti me renditje me pagën me të lartë në këtë kompani. Kjo kompani aplikon për tendera në institucionin që drejtohet nga babai i personit të punësuar aty. Është 100% përfituese e këtyre tenderave. Jemi para një krimi korrupsioni.
BalkanWeb