Dumani raportoi te ‘Ligjet’, ironizon Beqaj: Nga dje e kuptova akuzën për ‘Saspac’, SPAK-ut i mungonte në statistikë hetimi i zyrtarëve të lartë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në GJKKO ku ka qenë seanca e radhës për akuzat që rëndojnë ndaj tij për dosjen ‘Saspac’. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për mbrojtjen e Beqajt.

“E nderuar Gjykatë,
Edhe pse kjo seancë zhvillohet me dyer të mbyllura dua të bëj deklaratën në vijim:
Në njoftimin e akuzës, 17 shkurt 2025 unë akuzohem edhe për veprën e korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë për veprime të kryera në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC.
Në 6 shtator 2023 procedimi penal 190/2023 është regjistruar për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarit publik. Më tej është bërë rikualifikim i veprës penale.
Në vendim e caktimit të masës në shkallën e parë të GJKKO në 6 korrik 2024 shkruhet se, por edhe arsyetohet pse, Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë.
Edhe në vendimin e apelit të GJKKO po për vlerësimin e masës së sigurisë me 7 gusht 2024 shkruhet se, por edhe arsyetohet pse, Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë.
Se kush funksionar i lartë sipas Kushtetutës dhe K.Pr.P. është shumë e qartë. Listë e subjekteve është shteruese.
Më ka habitur shumë kjo lloj akuze. Kam pritur ballafaqimin gjyqësor.
Por nga dje e kuptova. Më sqaroi drejtuesi i SPAK me çfarë raportoi në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Mesa duket SPAK i mungonte në statistika hetimi i funksionarëve të lartë që shpërdorojnë fonde të BE-së. Po ashtu kuptova edhe masën e sigurisë joproporcionale.
Janë disa vendime të Gjykatës së Posaçme që kanë rrëzuar SPAK lidhur me cilësimin e funksionarit të lartë. SPAK vijon me të vetën, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë fle gjumë.”, tha Beqaj.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×