Policia italiane ka arritur të vë në pranga Giuseppe Grillon, “kokën” e rrjetit ndërkombëtar për trafikimin e kokainës nga Peruja drejt Italisë.
Grillo sipas hetimeve rezulton të jetë kunati i një nga krerëve të njohur të mafies italiane, Rocco Barbaro, i cili ky i fundit është i lidhur me organizatën kriminale të “Ndrangheta”.
Tashmë, blutë italiane kanë arrestuar 13 persona dhe 3 të tjerë kanë marrë masën e sigurisë, arrest shtëpie.
Këta 13 të pandehur janë pjesëtarë të një grupi criminal, i cili përgjatë viteve 2020-2021 ka trafikuar brenda Italisë rreth 655 kg lëndë narkotike kokainë, duke sjellë në fitim 18 milionë euro.
Mësohet se këto para janë pastruar nëpërmjet një sistemi të fshehtë bankar kinez.
Nga hetimet bëhet me dije se, lënda narkotike vinte nga Amerika e Jugut dhe Grillo e blinte nga një trafikant shqiptar, me pseudonimin “Berlusconi” ose “Andreotti”.
Grupi kriminal kishte shumë baza të ndryshme në jugun e Milanos dhe përdorte restorante, bare dhe apartamente si pika takimi për shkëmbimin e drogës, si dhe për ruajtjen e lëndës narkotike.
Ndërkaq, janë identifikuar të pandehurit e grupit kriminal të cilët janë:
- Giuseppe Grillo (“Putin”)
- Antonio Barbaro
- Bartolo Bruzzaniti
- Simone Bartiromo
- Michele Papalia (kushëri i Domenichino-s)
- Francesco dhe Giuseppe Varacalli
- Salvatore Caravaglia
- Antonio Santo Perre
- Luigi Marando
- Ivan Reale Calafino
- Antonio Caruso
BalkanWeb