Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

Gjykata e Posaçme nisi sot shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Lefter Koka, për shuarjen e masës së sigurisë arrest në burg që lidhet me veprat penale, ku ai dyshohet që ka kryer në kuadër të dosjes së inceneratorin në Fier.

Gjyqtari i posaçëm, Erion Bani, vendosi ta shtyrjen e seancës për në datën 20 tetorit dhe vendosi ti drejtohej Gjykatës së Lartë për të marrë nga dosja disa procesverbale për vendimet që lidhen me pezullimin e afateve të paraburgimit.

Lefter Koka më herët ka kërkuar në gjykatën e Durrësit, ku kjo e fundit ka pranuar kërkesën e tij për liri me kusht.
Por sipas burimeve, ai s’mund të lirohet pasi ka masa të tjera ndaj tij.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×