“Mati duhet të pastrohet nga llumi i Rilindjes pink”/ Zgjedhjet e 9 nëntorit, Noka prezanton kandidatin për kryetar bashkie, Eduart Brahilika

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Falmur Noka, ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar sot në Burrel, në prezantimin ekandidatit Eduart Brahilika, për zgjedhjet lokale të 9 nëntorin që do të zhvillohen në 5 bashki të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Noka shkruan se Brahilika është përfaqësues i shkëlqyer i virtyteve të trevës së Matit, ndërsa shtoi se kjo zonë duhet të pastrohet nga “llumi I Rilindjes pink”.

“Sot në #Burrel, në mbështetje të kandidaturës së intelektualit matjan, Av. Eduart Brahilika, një përfaqësues i shkëlqyer i virtyteve të kësaj treve.
Mati duhet pastruar nga llumi i Rilindjes pink!
Pastrimin do e bëjnë matjanët me vote”, shkruan Noka.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×