Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte në kërkim për një plagosje.
Bëhet fjalë për shtetasin Kristjan Kurti. Gjykata ndaj të riut kishte caktuar masën “Arrest në burg”
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kapën dhe vunë në pranga shtetasin K. K., 30 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.”, sqaron policia.
BalkanWeb