Pyetjes së moderatorëve të emisionit “Oponencë” Shpend Gashi dhe Anduena Llabani, se PD do të rishikojë kandidatin e saj në Tiranë, nëse shtyhen zgjedhjet, deputeti i PD Gjin Gjoni tha se kjo është një lojë që nuk mund të ndodhë.
Ndonëse brenda strukturave të PD është ndezur debati që opozita duhe ta kishte një kandidat, për deputetin Gjoni, Florian Binaj është një kandidaturë që mund të tërheqë elementin gri dhe të majtë.
Gjin Gjoni: Ka një debat në struktura dhe në militantë e simpatizantë. Që në momentin që ka filluar protestat, duhet të kishte një kandidaturë dhe duhet ta përgatiste. Situata politike të detyron që të programosh skemat A dhe B.
Qasja e re ka gjetur përkrahje brenda forumeve të larta të kupolës së PD. Mund të tërheqë dhe element gri dhe elementë të majtë.
PD nuk besoj se do të bëjë lojë të kësaj natyre, i ke dhënë fjanë dikujt dhe Berisha në këtë pikëpamje i qëndron parimeve të veta. Dhe në këtë pikëpamje njerëzit e vlerësojnë për këtë, për fjalën, qëndrimin që mban.
BalkanWeb