Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ngiste makinën pa leje drejtimi. Sipas burimeve, 31-vjeçari me iniciale G.K ishte dhe në gjendje të dehur.
Ndaj 31-vjeçari rëndojnë dy akuza sipas Kodit Rrugor, si ajo e drejtimit të automjetit pa patentë dhe në gjendje të dehur.
Autoritetet po mbledhin më shumë të dhëna deri në vendimin për një masë dënimi ndaj të arrestuarit.
BalkanWeb