Avokati Sokol Hazizaj nuk i ka kursyer ironitë në lidhje me situatën politike të krijuar mes Presidentit, PD, Kushtetuese dhe Erion Veliajt.
Referuar deklaratave nga Presidenca drejtuar Gjykatës Kushtetuese, këshilltari duhet ta mbajë të qetë kreun e shtetit, duke “i dhënë paracetamol”.
Pjesë nga biseda në studio:
Shpend Gashi: A e kupton sa krenarë që jemi shqiptar jemi kur shohim Krykamarierën e Presidencës që thotë GJK-së mos merrni ndërveprime se janë anti-Kushtetuese
Sokol Hazizaj: Ka një parim të thjeshtë formal dhe ligjor. Presidenti dhe për shkak të pozicionit që ka flet me akte jo me këshillime GJK është gjykata e cila është produkt i Kushtetutës dhe merret me aktet e Presidentit. Madje GJK merret edhe kur një grup parlamentar kërkon shkarkimin e tij, ka autoritet nëse ai duhet të rrijë apo jo në atë pozicion,. Duke iu drejtuar GJK duke iu imponuar me norma ligjore, tregon shenjtanllëk ose mungesë njohjeje.
Po të isha këshilltar i Presidentit do ta mbaja në qetësi Presidentin do t’i jepja një paracetamol.
BalkanWeb