Presidenti Begaj, konsulent privat te ‘Acibadem’/ “Ndodh në botë kjo?!”, reagon Berisha: Ky vend më keq se shteti i ‘Rrumit’

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkeljet e pretenduara nga opozita që ka kryer presidenti i Republikës, Bajram Begaj, se punon në një klinikë private, edhe pse e ndalon Kushtetuta.

Berisha tha se kjo gjë nuk ndodh në asnjë shtet të botës.

“Ai thotë; e bëj vullnetarisht. Por ai e bën me lekë. I ka deklaruar? Urdhëroni or miq! Ne kërkojmë që ai Rusmajli i tij nuk mund të paguhet në KAS, se nuk e lejon ligji. Urdhëroni miq! Shteti i “Rrumit” tha një gazetar. Por është më keq se shtetit i Rrumit. Presidenti shkon dhe bën para….ndodh në botë kjo? Qesh!”, tha Berisha.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×