Shkarkimi i Veliajt/ Avokati Sokol Hazizaj: Nuk mendoj se Gjykata Kushtetuese do jap një vendim në favor të tij

Avokati Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24 ka dhënë pikëpamjen e tij se si mund të vijojë procesi i shkarkimi të Erion Veliajt, pas ankimit në Gjykatën Kushtetuese.

Hazizaj u shpreh se Veliaj në një moment të caktuar mund të përfitojë nga një vendim korrekt i Kushtetueses por nuk beson se vendimi do të jepet në favor të plotë të tij.

Sokol Hazizaj: 

Është tjetër gjë, kundërshtimi që i bën ankimi në Gjykatën Kushtetuese dhe është tjetër gjë që  ku zoti Veliaj është i akuzuar për vepat penale.

A duhet të shkarkohet apo jo? Ndërsa pala tjetër është nëse ai ka kryer këto vepra penale apo jo?

A do ndikojë një fitore e Veliaj me GJK dhe procesit penal? Pa dyshim që një fitore në kuptimin dhe ligjor dhe moral, vendos strukturën e Posaçme e vendos përpara vendimit jo kaq të thjeshtë sa për fajësinë penale se në pozicionin Kushtetues. Shpesh herë prokuroria merret me faktin ku dyshon se sa merret kushtetueshmërisht për të mbrojtur veten e tij në një proces penal. Këtu ndahen gjërat, Shpesh herë organet e hetimit nuk e referojnë Kushtetutën dhe organet e gjykimit.

Normalisht, në një moment të caktuar ku zoti Veliaj arrin të përfitojë, për shkak të një vendimi korrekt të Gjykatës Kushtetuese por nuk mendoj se  do ta jap këtë vendim në favor e Veliajt, këtu ndërhyjnë “dallaverexhinjtë”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×