“Tirana heshti njësoj si Teherani dhe Pheniani”/ Berisha: Marrëveshja në Gaza nuk u përshëndet vetëm nga Kim Jong Un, Ayatollahu dhe Rama

Kreu i PD, Sali Berisha, ka dënuar qëndrimin e qeverisë, ku sipas tij, nuk përshëndeti marrëveshjen e Gazës.

Berisha theksoi se këtë marrëveshje nuk e përshëndetën vetëm Kim Jong Hun i Koresë së Veriut, Ayatollahu i Iranit dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Këtë marrëveshje e kanë kaluar Kim Jong Hun i Koresë së Veriut, Irani i Ayatollahut dhe Tirana e Ramaduros. Kur në parlament ish-ministri i jashtëm Tritan Shehu u ngrit me të drejtë e përshëndeti. Përgjigja e zëdhënësit të Ramës,  ‘se Presidneti nuk ka shkuar në Jeruzalem.

Tani Presidenti bëri udhëtimin epik të tij dhe si ky nuk do ketë të dytë. Dhe këta heshtin në një akt jashtëzakonisht domethënë dhe absurd. As pëllumbesha nuk thotë një fjalë, as harami i presidencës nuk shkruan. Edi Rama jo e jo, çka flet me një qëndrim të qartë me Teherani dhe Koresë së Veriut.

Ndërkohë Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Me Izraelin ka miqësi, por e vërteta është edhe me Palestinën. Ne nuk kemi ndërprerë asnjëherë njohjen e shteti palestinez. Në vitet e hapjes së vendit kam pritur përfaqësues të këtyre vendeve, në veçnati në marrëdhëniet me hebrenjtë sepse është një trashëgimi e jashtëzakonshme pasi na lanë paraadhësit e virtytshëm gjatë luftë së Dytë botërore.

Është një nga trashëgimitë më të shkëlqyera që kemi ne. Por ne kemi simpatitë tona, kënaqësinë edhe kombet arabe apo dhe palestinez, dhe se çndodhi me telefonin e Tiranës. Pse ky telefon të funskionojë me Teheranin dhe Penianin do të merret vesh . Unë dënoj absolutisht dhe thellësisht qëndrimin që mbajnë ndaj një marrëveshje, të cilët e përshëndetën edhe ata që Trump, i ka cilësuar kundërshtar në SHBA. Kurse Narko-shteti shqiptar hesht si fija e barit.”, tha Berisha.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×