Deputeti i PD Gjin Gjoni ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në komisionin e “Ligjeve” ku u ngatërrua me disa fjalë.
I ftuar në “Oponencë” në News24, Gjoni shmangu një përgjigje të drejtëpërdrejtë, ku tha se politika ndahet në tre kategori, duke nënkuptuar se Caushi është pjesë e grupit të tretë.
Demokrati u shpreh i pa kënaqur me jetën aktuale në Kuvend, e cila sipas tij është si regji me skenar.
“Parlamenti është i ndarë në 3 kategori: Elita politikë-bërëse, e dyta janë ata që i bien tavolinave e për të djegur karrike, e treta janë për të ngritur dorën.
Unë edhe sot në Komisionin e Legjislacionit po diskutonim, nuk kam parim të krijoj një hot debate, në kushte personale është ndryshe. Jam nga ata njerëz që opinionin dhe qëndrimin tim mund ta shpreh edhe qetë edhe me ngritje toni. Mënyra si funksionon sot Kuvendi më lë një shije të keqe. Sepse më duke skenar me regji 12-vjeçare. Shko atje, bjeru tavolinave”, tha ai.
BalkanWeb