Në ambientet e Universitetit Luarasi, u mbajt leksion i hapur i cili bëri bashkë studentët e sapo regjistruar, stafin akademik dhe përfaqësues ndërkombëtarë nga London School of Economics.
Në kuadër të aktiviteteve të orientimit dhe ndërtimit të një eksperience të pasur akademike ata patën mundësinë të njihen më nga afër me programet e studimit që ofron bashkëpunimi unik Luarasi–LSE.
Leksioni u shoqërua me një lidhje të drejtpërdrejtë në platformën Zoom, ku morën pjesë përfaqësues të LSE-së, të cilët prezantuan me profesionalizëm dhe qartësi strukturën e programeve, metodologjinë e mësimdhënies, përmbajtjen akademike, si dhe mundësitë e shumta për eksperienca studimore në Londër dhe rrjetëzim me studentë nga e gjithë bota.
Nga ana tjetër, stafi akademik i Universitetit Luarasi ndau me studentët eksperiencat e tyre, mënyrën se si zhvillohen leksionet, mbështetjen që ofrohet gjatë gjithë ciklit të studimeve, si dhe aktivitetet praktike që ndihmojnë në përgatitjen për tregun e punës.
Ky leksion i hapur shërben si një urë lidhëse mes dijes lokale dhe mundësive globale, duke e vendosur studentin në qendër të çdo procesi.
BalkanWeb