Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Shoqata Europiane e Gjyqtareve (EAJ), pjesë e së cilës është dhe Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë, ka dalë në një rezolutë.
Shoqata me e madhe në Europë e gjyqtarëve bën thirrje për reflektim serioz e të menjëhershëm të organeve shtetërore, që kanë detyrë kushtetuese e ligjore të sigurojnë një klimë normale pune dhe sigurinë e gjyqtarëve, si gur themeli për një drejtësi të pavarur.
Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit, ka tronditur opinionin publik për faktin që ishte një akt i pazakontë në vendin tonë si dhe për faktin që në sallë e gjyqit, një nga vendet ku siguria duhej të ishte maksimale, autori Elvis Shkambi nxori armën e zjarrit dhe qëlloi drejt gjyqtarit duke i marrë menjëherë jetën, e duke lënë të plagosur dy persona të tjerë.
BalkanWeb