Portieri i njohur, Gianluigi Donnarumma ka treguar së fundmi për muajt e parë në eksperiencën e re te Manchester City.
“Në City ndihem tashmë si në shtëpi, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që prej kur kam ardhur. Më kanë dashur fort, më kanë bërë që të ndihem i rëndësishëm dhe tash më konsiderojnë si një prej tyre.
Kur e dëgjon duke folur, mbetesh i impresionuar. E imagjinoja kështu, por në realitet është edhe më i mirë se që e prisja.
Shpresoj që të qëndroj në Manchester sa më gjatë të jetë e mundur, për ta përjetuar këtë eksperiencë vërtet unike”- tha tekniku.
BalkanWeb