Dështoi të siguronte një biletë për në botëror, legjendën e njohur e largojnë nga pankina e përfaqësueses

Indonesia ka larguar nga pankina legjendën holandeze Patrick Kluivert. Shkak për këtë vendim janë bërë humbjet e fundit ndaj Arabisë Saudite dhe Irakut, të cilat bënë që përfaqësuesja të mbetej jashtë Botërorit.

“Pas një pune intensive së bashku për gati 12 muaj, Federata shpreh mirënjohjen e saj më të thellë për trajnerin Patrick Kluivert dhe ekipin e tij për përkushtimin dhe kontributin e tyre në futbollin indonezian.

Pas diskutimeve të hapura dhe me respekt, të dyja palët kanë rënë dakord t’i japin fund këtij bashkëpunimi. Ne dëshirojmë të falënderojmë trajnerin Patrick Kluivert dhe ekipin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.”

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×