Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa i uroi ditëlindjen Sali Berishës, nuk i la pas dhe ironitë.
Ai tha e Berisha e kishte ndërruar ditën e lindjes, vetëm që ta kishte afër datës së lindjes së diktatorit Enver Hoxha.
“Lexojeni rregulloren, do të duhet ta mësoni. Mua më është dashur që ta mësoj përmendësh këtë rregullore që në 2005. Eh ç’kemi hequr neve. Por do të keni kohë që ta mësoni dhe ju. Ne kurrë nuk duam që ju të vuani ato që kemi vuajtur ne, në opozitë. Nuk e merrje dot fjalën nëse nuk kishe dhe rregulloren me veten dhe më pas flisje ndonjë fjalë që të kritikoje atë që keni aty. Ai ka ndryshuar ditëlindjen që ta ketë afër udhëheqësit. Gëzuar, e paçi, me shëndet ta mbani. Por mësoni rregulloren. Mos sillni këtu thashethemet e tavolinave. Por bini në dakordësi dhe t’ua miratojmë.”, tha ai.
BalkanWeb