Deputeti i PS, Ardit Bido, ka reaguar pas akuzave për shpifje të kreut të opozitës Sali Berisha.
Ai tha se Berisha, bën ose nuk dëgjon se ccfarë thonë deputetët e tij. Bido shtoi se nga Kuvendi u largua për arsye të një fatkeqësie familjare
“Doktori i bllofeve nuk dëgjon as të vetët
Për shkak të një fatkeqësie familjare, mu desh të largohem nga seanca e Parlamentit dhe nuk pata mundësi t’i bëja replikë Berishës, i cili nuk dëgjon më as kolegët e vet dhe i djeg nën kësulë, pa kuptuar as për kë flitet.Në fjalën time u ndala te njëri nga përfaqësuesit e opozitës së tij, i cili dha një deklaratë të papranueshme për liderët e UÇK-së, një deklaratë që nuk e ka bërë as vetë Serbia.
Por kryetari i opozitës nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton se çfarë flasin deputetët e tij, sepse e ka mendjen vetëm te shpifjet.
Është më se e qartë pse kjo opozitë nuk bind askënd! ”, shkruajti Bido në një postim në Facebook.
BalkanWeb